Euro 2020, Thomas Muller dhe Mats Hummels rikthehen në përfaqësuesen gjermane

20 Maj 2021 | 08:41

Sulmuesi i Bayern Munich Thomas Muller dhe mbrojtësi i Dortmundit Mats Hummels janë thirrur sërish në kombëtaren gjermane.

Trajneri Joachim Low i ka përfshirë sërish në përfaqësuese, pavarësisht se në mars 2019 u pati thënë se nuk do t’i grumbullonte më.

Muller, 31 vjeç, realizoi 11 gola dhe 21 asiste në 31 ndeshje këtë sezon duke e ndihmuar Bayernin të fitonte Bundesligën. Ndërsa Hummels, 32 vjeç, shënoi 5 gola në 32 ndeshje dhe fitoi me Dortmundin Kupën e Gjermanisë.

Në rrjetet sociale të dy futbollistët shprehën ngazëllimin për grumbullimin në listën e 26 lojtarëve për Euro 2020.

Muller dhe Hummels debutuan me Gjermaninë në vitin 2010 dhe prej asokohe ata kanë luajtur 100 dhe 70 ndeshje duke realizuar 38 dhe 5 gola secili. Të dy janë pjesë e një grupi lojtarësh që kanë bërë historinë te përfaqësuesja gjermane, një tjetër prej tyre është dhe Manuel Neuer, i cili gjithashtu është grumbulluar.

Ndër emrat e tjerë ranë në sy Timo Werner dhe Kai Haverts nga Chelsea, Bernd Leno nga Arsenal, Jamal Musiala nga Bayern, Kevin Volland nga Monaco dhe Christian Gunter nga Frieburg.

Gjermania pësoi humbjen më të rëndë në vitet e fundit teksa u mund 6-0 nga Spanja në Ligën e Kombeve në nëntor 2020.

Në kampionatin evropian Gjermania është në Grupin F së bashku me Francën, Hungarinë dhe Portugalinë.

Kampionati evropian, i cili u shty për shkak të pandemisë, nis zyrtarisht më 11 qershor. Përfaqësueset kanë kohë deri më 1 qershor për të paraqitur listat finale të 26 lojtarëve të grumbulluar.

UEFA ka parashikuar që pas përpilimit të listës, skuadrave t’u lihet mundësia për ndryshime të pafundme përpara ndeshjes së parë. Vetëm portierët mund të ndryshohen gjatë turneut, ndërsa lojtarët e tjerë, jo, pavarësisht se skuadra mund të jetë prekur nga COVID-19 dhe kjo kushtëzon formacionin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026