Komuniteti ndërkombëtar kërkon zbatimin e vendimit të “Kushtetueses” për Manastirin e Deçanit
Ambasadat e vendeve të QUINT-it ShBA, Britani e Madhe, Franca, Gjermania, Italia, përmes një deklarate kanë kërkuar zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për tokën e Manastirit të Deçanit.
Në deklaratën e përbashkët të shefave të misioneve thuhet se respektimi i shtetit të së drejtës është një detyrim për të gjitha qeveritë.
“Më 22 Mars, një Qeveri e re u emërua me një mandat të fortë reforme dhe respekt për sundimin e ligjit. Një provë kryesore e vendosmërisë së tij do të jetë zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës në maj 2016 mbi regjistrimin e tokës së Manastirit të Deçanit. Respektimi i shtetit të së drejtës është një detyrim për të gjitha qeveritë. Shefat e Misioneve të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara inkurajojnë fuqimisht Qeverinë e Kosovës që të vazhdojë pa vonesa të mëtejshme me regjistrimin e ligjshëm në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në deklaratën e shteteve të QUINT-it
Gjykata Kushtetuese e Kosovës më 2016 mori vendim, sipas të cilit Manastirit të Deçanit i njihet e drejta e pronësisë për 24 hektarë tokë.
Por, ky vendim nuk është zbatuar asnjëherë nga ana e kësaj komune.
Në vitin 2008, Kuvendi i Kosovës miratoi Ligjin për Zona të Veçanta të Mbrojtura, i cili duhet të sigurojë mbrojtjen e manastireve ortodokse serbe, kishave, vendeve të tjera fetare, si dhe vendeve historike dhe kulturore të një rëndësie të veçantë për komunitetin serb si dhe për komunitetet tjera në Republikën e Kosovës.
Manastiri i Deçanit është njëra nga zonat e mbrojtura, sipas këtij ligji.
Lexoni gjithashtu:
Reagon Manastiri i Deçanit, Sava Janjiç: Më 2014 kishte propozim tjetër për rrugën Deçan-Plavë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta