Takimi Blinken-Lavrov, shefat e diplomacive takohen në një atmosferë të qetë
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov kanë zhvilluar takimin e parë kokë më kokë, në një kohë kur marrëdhëniet dypalëshe janë përkeqësuar në muajt e fundit.
Dyshja foli hapur dhe me qetësi mbi dallimet mes tyre gjatë takimit të organizuar në kuadër Këshillit të Arktikut në Reikjavik.
“Është në këndvështrimin tonë se, nëse liderët e dy vendeve mund të bashkëpunojnë, popujt tanë dhe bota mund të jenë një vend më i sigurt dhe këtë po kërkojmë,” – u shpreh Blinken.
Lidhjet mes Uashingtonit dhe Moskës kanë qenë në nivelet e para Luftës së Ftohtë, të cenuara nga akuzat për ndërhyrje në zgjedhje dhe Ukraina, por atmosfera e takimit ishte e qetë.
“Ne jemi gati të diskutojmë të gjitha çështjet pa përjashtim nëse bisedimet janë të sinqerta, me fakte në tryezë dhe të bazuara në respektin reciprok,” – tha Lavrov.
Takimi u mbajt teksa palët po punojnë për samitin presidencial. Ideja u hodh nga Shtëpia e Bardhë muajin e kaluar, por palët nuk kanë rënë dakord publikisht. Mediat ruse kanë sugjeruar se Zvicra mund të jetë vendi i takimit.
LEXONI GJITHASHTU:
- Blinken bisedon me ministrat e Jashtëm të Katarit, Egjiptit dhe Arabisë Saudite mbi zhvillimet në Gaza
- Samiti i G7 | Blinken mbërrin në Londër, pikat kryesore të bisedimeve
- Sfidat e takimit të G7, Blinken: Jemi përqendruar në veprimet e Rusisë, nuk do të kërkojmë përshkallëzim
Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar