Moti i keq detyron përkohësisht pezullimin e lundrimit në jug të vendit
20 Maj 2021 |
13:53
Moti i keq ka detyruar autoritetet detare në Shqipëri që të pezullojnë përkohësisht lundrimin në jug të vendit deri në një urdhër të dytë.
Trazimi i detit me dallgë të mëdha që në mëngjesin e sotëm dhe erërat e forta kanë bërë që autoritetet t’u këshillojnë operatorëve turistikë që të mos dalin në det me anije pasi forca e dallgëve shkon deri në 7 ballë.
Prej fillimit të kësaj jave Shqipëria është përfshirë nga moti i paqëndrueshëm me shira kryesisht lokal. Mirëpo ditën e sotme ka pasur shira me densitet të madh në pjesën jugperëndimore dhe perëndimore të vendit duke nisur nga gjiri i Sarandës, Ksamili dhe pjesë të tjera të rivierës në jug.
Lajme të Sugjeruara
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta