Presidenti palestinez Abbas akuzon Izraelin për krime lufte në Gaza
Presidenti palestinez Mahmoud Abbas ka akuzuar Izraelin për krime lufte në Gaza, teksa vijojnë luftimet e ashpra midis Izraelit dhe grupeve militante palestineze në Rripin e Gazës.
“Ajo që okupatorët po bëjnë në Gaza, përfshi sulmet e mbrapshta ndaj popullit civil, bombardimi i qëllimshëm i zonave rezidenciale dhe institucioneve, shkatërrimi i infrastrukturës, ashtu si dhe vrasja e grave, të moshuarve dhe fëmijëve, është terrorizëm shtetëror i organizuar nga okupatorët izraelitë”, tha presidenti Abbas gjatë një video konference në një takim emergjence thirrur nga parlamenti arab në Kajro.
Ndërkohë, Presidenti amerikane Joe Biden ka folur për herë të parë të shtunën me presidentin palestinez.
Biden ka dërguar një emisar special për të qetësuar situatën e dhunshme në Gaza, megjithatë përpjekjet e ndërkombëtarëve kanë qenë të pasuksesshme deri më tani.
Autoriteti Palestinez i Abbasit ka sovranitet në Bregun Perëndimor, territor i cili është okupuar pjesërisht nga Izraeli në Luftën e Lindjes së Mesme në 1967, së bashku me Gazën dhe Jerusalemin lindor.
Por Autoriteti Palestinez nuk ka ndikim të mbi Hamasin, i cili mori nën kontroll enklavën palestineze në 2007 pas një konflikti të përgjakshëm me partinë Fatah të Abbasit.
Lexoni gjithashtu
- Izraeli sulmon sërish Gazën, të paktën një i vrarë dhe disa të plagosur
- Konflikti Izrael-Palestinë, Biden telefonon Netanyahun, i kërkon armëpushim
- Konflikti Izrael-Palestinë, Franca projekt-rezolutë në OKB, pak shanse për paqe
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush