Dy të vdekur në Kosovë nga COVID-19
Dy qytetarë kanë ndërruar jetë në Kosovë në 24 orët e fundit si pasojë e infektimit nga COVID-19.
Të dhënat njoftohen nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, i cili thekson se nga 3134 teste të kryera, 55 prej tyre janë konfirmuar pozitivë.
Personat që kanë humbur jetën janë të moshave 63 dhe 73 vjeç. Në Kosovë kanë ndërruar jetë gjithsej 2237 persona, shumica e të cilëve me sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.
“Numri total i rasteve pozitive është 107.120 raste nga 582.797 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.237 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 331 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 100.943 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.940”, thekson IKSHPK-ja.
Rastet pozitive janë nga komunat:
Prishtinë 17 raste, Gjakovë 8 raste, Mitrovicë 5 raste, Podujevë 5 raste, Pejë 4 raste, Prizren 4 raste, Gjilan 3 raste, Malishevë 2 raste, Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Fushë-Kosovë, Kaçanik, Obiliq, Suharekë dhe Viti.
Qeveria e Kosovës në programin e prezantuar ditë më parë ndër sektorët prioritarë renditi sektorin e shëndetësisë dhe menaxhimin e pasojave socio-ekonomike, të shkaktuara nga COVID-19.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta