Amsterdami bëhet qyteti i parë në botë që ndalon reklamat e karburanteve fosile
Amsterdami është qyteti i parë në botë që ka bllokuar reklamat nga kompanitë e karburanteve fosile dhe aviacionit, në përpjekje për të reduktuar numrin e reklamave të karburanteve fosile.
Kjo do të thotë që automjetet me lëndë djegëse fosile, të tilla si makinat dhe avionët me benzinë, nuk do të reklamohen më në stacionet e metrosë në Amsterdam dhe as në qendrën e këtij qyteti.
Ligji i ri ka ardhur si shkak i lëvizjeve masive në kryeqytet dhe rreth tij, të cilat u drejtuan nga iniciativa “Reclame Fossielvrij”. Grupi përgatiti një letër përmes të cilës mbi 50 organizata lokale kërkuan që brenda Amsterdamit të mos përdorej karburant fosil.
“Vendimi për të ndaluar reklamimin e karburanteve fosile në stacionet e metrosë, vjen në një moment vendimtar sa i përket luftës kundër ndryshimeve klimaterike. Reklamat që paraqesin lëndët djegëse fosile si normale, e përkeqësojnë ndryshimin e klimës dhe nuk janë të përshtatshme për një qytet, apo shtet”, tha Femke Sleegers, koordinator i iniciativës “Reclame Fossielvrij”.
Megjithëse fushata holandeze për momentin ka synuar t’i ndalojë këto reklama vetëm në kryeqytet, shenjat tregojnë që e njëjta nismë mund të përhapet në qytete të tjera të mëdha në Holandë, të tilla si Haga, Roterdami dhe Utrecht.
Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
Të fshehur brenda kamionit cisternë, gjenden 30 emigrantë në Turqi! Një i arrestuar
Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta