Trump kritikon sulmin izraelit në Doha: Nuk jam i kënaqur me asnjë aspekt të tij

10 Shtator 2025 | 09:10

Presidenti i SHBA Donald Trump ka shprehur zemërim dhe zhgënjim të thellë pas sulmit izraelit në Doha, duke e quajtur situatën “shumë të pakënaqshme në çdo aspekt”.

Duke folur me gazetarët mbrëmjen e djeshme në Uashington, Trump deklaroi:
“Nuk jam i kënaqur me të gjithë situatën. Nuk është një situatë e mirë, por do të them këtë – ne duam që pengjet të kthehen, por nuk jemi të kënaqur me mënyrën se si ndodhi sot.”

Ai shtoi më tej:

“Nuk habitem kurrë nga asgjë, veçanërisht kur bëhet fjalë për Lindjen e Mesme.”

Më herët gjatë ditës, në një postim në rrjetin e tij social, Trump tha se vendimi për të ndërmarrë sulmin ishte marrë nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe jo prej tij.

Ai shtoi se në momentin kur administrata e tij ishte informuar nga ushtria amerikane, kishte qenë tepër vonë për ta ndaluar operacionin.

Presidenti theksoi se bombardimi i njëanshëm i Katarit – një vend që e përshkroi si “aleat të fortë dhe mik të Shteteve të Bashkuara” – nuk i shërbeu as interesave të Izraelit dhe as atyre të SHBA-së.

Në vijim, Trump bëri të ditur se kishte komunikuar me kryeministrin Netanyahu dhe Emirin e Katarit për t’i siguruar se një sulm i tillë nuk do të përsëritej në territorin e Katarit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026