E rëndë në Francë: Ish-nxënësi sulmon me thikë në një shkollë, dy të plagosur

10 Shtator 2025 | 20:46

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur këtë të mërkurë në qytetin jugor të Francës, Antibes, ku një person i armatosur me thikë hyri në ambientet e një shkolle dhe plagosi dy persona.

Sipas raportimeve të mediave franceze, sulmuesi një 18-vjeçar, ish-nxënës i shkollës – është arrestuar menjëherë pas ngjarjes dhe nuk përbën më kërcënim për sigurinë publike. “Sulmuesi është arrestuar dhe nuk përbën më kërcënim”, deklaroi një zëdhënës i policisë.

Burimet e BFMTV bëjnë me dije se nga sulmi kanë mbetur të plagosura një nxënëse 16-vjeçare dhe një mësuese 52-vjeçare. Mësuesja është plagosur rëndë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa nxënësja ka pësuar lëndime të lehta.

Motivet e sulmit mbeten ende të paqarta. Autoritetet janë duke vijuar hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes, përfshirë mundësinë e ndonjë motivimi terrorist apo një konflikti personal që ka precipituar në dhunë.

Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal dhe ka rikthyer në vëmendje shqetësimet mbi sigurinë në institucionet arsimore në Francë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026