“Armëpushim mes Hamasit dhe Izraelit”, kancelarja Angela Merkel bën thirrje për paqe në Lindjen e Mesme
Kancelarja gjermane, Angela Merkel u shpreh se e përkrah të drejtën e Izraelit për tu vetë-mbrojtur ndaj sulmeve me raketa që vijnë nga Rripi i Gazës, i cili drejtohet nga grupi islamist palestinez Hamas, teksa pohoi se Gjermania po punon për të siguruar një armëpushim të qëndrueshëm në rajon.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel u shpreh se e përkrah të drejtën e Izraelit për t’u vetëmbrojtur ndaj sulmeve me raketa që vijnë nga Rripi i Gazës, i cili drejtohet nga grupi islamist palestinez Hamas, teksa pohoi se Gjermania po punon për të siguruar një armëpushim të qëndrueshëm në rajon.
“Ne qëndrojmë krah Izraelit mbi të drejtën që ata kanë për t’u vetë-mbrojtur dhe prandaj është e drejtë që ata po ndërmarrin veprime masive, por nga ana tjetër ne duam të kontribuojmë në tentativat diplomatike për të siguruar një paqe afat-gjatë dhe të qëndrueshme në rajon”, u shpreh kancelarja gjermane.
Merkel tha se Gjermania ndjek një politikë ‘zero-tolerancë’ ndaj anti-semitizmit pas disa sulmeve të njëpasnjëshme në sinagogat në Gjermani, në kohën kur nisën luftimet mes izraelitëve dhe militantëve palestinezë.
Kancelarja tha gjithashtu se Gjermania dhe Shtetet e Bashkuar të Amerikës kanë nisur bisedimet për të rritur bashkëpunimin ekonomik, pas vendimit të administratës Biden për të hequr sanksionet e vendosura ndaj kompanisë që menaxhon projektin për gazsjellësin rus ‘Nord Stream 2’.
“Jam shumë e lumtur që me ardhjen në pushtet të administratës Biden, ne kemi marrë sinjale se do të hiqen tarifat ndëshkuese. Sigurisht, Presidenti Biden ka marrë në konsideratë pozicionin tonë për sa i përket konfliktit për Nord Stream 2, ku kemi pikëpamje të ndryshme, por tashmë me nisjen e bisedimeve do të shohim se cilat janë pikat thelbësore në marrëdhënie me Rusinë”, tha kancelarja.
Këtë javë, administrata Biden tërhoqi sanksionet mbi kompaninë e ‘Nord Stream 2’ dhe drejtorin ekzekutiv të kompanisë AG teksa SHBA kërkon të rindërtojë marrëdhëniet dypalëshe me Gjermaninë, pas përplasjeve në kohën kur republikani Donald Trump ishte në Shtëpinë e Bardhë.
‘Gazprom’ dhe partnerët e tyre perëndimorë janë në garë me kohën për të përfunduar sa më parë gazsjellësin që do të furnizojë Europën me gaz natyror nga deti Baltik. Projekti, i cili është 95% i përfunduar, do të anashkalonte Ukrainën, duke e privuar atë nga tarifat fitimprurëse dhe duke minuar potencialisht marrëdhëniet e tensionuara me Rusinë.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush