Trump: Do të hetojmë George Soros sipas ligjit RICO

13 Shtator 2025 | 08:43

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka rikonfirmuar synimin e tij për të hetuar financierin miliarder George Soros, duke e akuzuar atë për përfshirje në organizimin e protestave të dhunshme në SHBA. Në një intervistë për Fox News, Trump deklaroi se çështja do të trajtohet si një rast RICO, një ligj federal që përdoret kundër organizatave të strukturuara kriminale.

“Do ta shqyrtojmë rastin e Sorosit, sepse mendoj se është një rast RICO kundër tij dhe njerëzve të tjerë. Sepse kjo është më shumë sesa thjesht protesta. Ky është një agjitacion i vërtetë,” tha ai.

Trump kishte bërë komente të ngjashme edhe më 27 gusht në platformën e tij Truth Social, ku shkroi:
“Ne nuk do t’i lejojmë më këta të çmendur ta shkatërrojnë Amerikën. Soros dhe grupi i tij i psikopatëve i kanë shkaktuar dëme të mëdha vendit tonë!”

Ligji RICO (Racketeer Influenced and Corrupt Organizations Act) parashikon ndëshkime të rënda për personat që drejtojnë ose janë të përfshirë në organizata të dyshuara kriminale, duke përfshirë dënime deri në 20 vjet burg dhe gjoba të mëdha financiare.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026