OKB miratoi deklaratën për zgjidhje paqësore Izrael-Palestinë, Shqipëria abstenon
Me 142 vota pro, 10 kundër, përfshirë Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara – dhe 12 abstenime, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka miratuar një tekst të rëndësishëm që synon zgjidhjen paqësore të konfliktit izraelito-palestinez dhe riafirmon angazhimin për zgjidhjen me dy shtete.
Shqipëria ka abstenuar në këtë votim, duke mbajtur një qëndrim neutral, në përputhje me qëndrimin e saj të mëparshëm në forume ndërkombëtare mbi çështjen palestineze.
Teksti, i quajtur zyrtarisht “Deklarata e Nju Jorkut mbi Zgjidhjen Paqësore të Çështjes së Palestinës dhe Zbatimin e Zgjidhjes me Dy Shtete”, dënon qartë Hamasin për sulmet ndaj civilëve më 7 tetor dhe kërkon dorëzimin e armëve dhe fundin e sundimit të tij në Gaza.
Ndër të tjera, deklarata bën thirrje: “Në kontekstin e përfundimit të luftës në Gaza, Hamasi duhet t’i japë fund sundimit të tij në Gaza dhe të dorëzojë armët tek Autoriteti Palestinez, me angazhimin dhe mbështetjen ndërkombëtare, në përputhje me objektivin e një shteti palestinez sovran dhe të pavarur,” thuhet në deklaratë.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta