Ukraina sulmon rafinerinë ruse të naftës

14 Shtator 2025 | 10:00

Ukraina ka sulmuar të paktën dy rafineri të mëdha të naftës brenda Rusisë – përfshirë një që gjendet 1.400 kilometra larg nga vijat e frontit – teksa Rumania ka raportuar për shkelje të hapësirës së saj ajrore nga dronët rusë, disa ditë pasi shteti tjetër i NATO-s, Polonia, tha se dronët rusë hynë në territorin e saj.

Zyrtarët në rajonin e Bashkortostanit, që gjendet thellë brenda Rusisë, thanë më 13 shtator, se kishte shpërthyer zjarr në një prej rafinerive më të mëdha të naftës të shtetit që gjendet në qyteti Ufa. Sipas zyrtarëve, zjarri shpërtheu pasi copëzat e dy dronëve ranë në ndërtesë.

“Dy dronët e rrëzuar ranë në hapësirën e ndërtesës”, shkroi në Telegram, Radiy Khabirov, kreu i rajonit rus të Bashkortostanit.

“Në rastin e parë, një zjarr i vogël që shpërtheu u shua shpejt. Në rastin e dytë u ndërprenë furnizimet me ujë”, tha ai, duke shtuar se ndërtesa vazhdon të operojë.

Aeroporti i Ufas ndërpreu përkohësisht punën pas sulmit.

Tri orë më vonë, Aleksandr Drozdenko, guvernatori i rajonit të Leningradit, tha se rafineria e naftës Kirishi ishte goditur po ashtu nga copëzat e dronëve të rrëzuar ukrainas që shkaktuan zjarr mëngjesin e 14 shtatorit.

Drozdenko tha se nuk ka të plagosur nga ky rast. Kjo rafineri ishte goditur nga dronët ukrainas edhe në mars të vitit 2024, kur kishte shkaktuar ndërprerjen e gjysmës së prodhimit.

Zyrtarët rusë po ashtu thanë se një sulm me dronë ukrainas goditi një “ndërmarrje industriale” në rajonin Perm, pranë maleve Urale, më shumë se 1.500 kilometra larg kufirit ukrainas. Por, për këtë rast ende nuk ka detaje.

Agjencia Reuters raportoi se sulmet ukrainase deri në fund të gushtit kishin nxjerrë jashtë funksionit 17 për qind të industrisë ruse të përpunimit të naftës, duke kërcënuar se do të rritet mungesa e karburanteve dhe duke i dhënë një goditje të madhe buxhetit të Kremlinit për shkak të humbjes të të ardhurave nga nafta.

Ukraina ka intensifikuar sulmet ndaj infrastrukturës së lidhur me luftën e Kremlinit, si përgjigje ndaj sulmeve të vazhdueshme ruse ndaj qyteteve infrastrukturës civile në Ukrainë.

“Ne po bëjmë gjithçka të mundemi për të zvogëluar aftësinë e Rusisë për të luftuar”, tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në adresimin e tij mbrëmjen e së shtunës.

“Goditjet tona në thellësi do të intensifikohen – financimi dhe detyrat për këtë tashmë janë në fuqi. Diplomatët po punojnë gjithashtu në mënyrë aktive me të gjithë partnerët për të reduktuar raportet e tyre tregtare me Rusinë. Dhe ne po koordinojmë veprimet tona”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026