Godole: Bashkë me emrin e Berishës duhet të ishin listuar edhe politikanë të tjerë po aq të korruptuar
Jonila Godole tha në studion e “Ilva Now” se është dyshuese ndaj akuzës së DASH në lidhje me retorikën që ka përdorur ish-kryeministri Sali Berisha.
Ajo tha se sipas saj, retorika e z. Berisha është e pranuar nga një pjesë e madhe e elektoratit në Shqipëri dhe se nuk ndryshon nga retorika e palës tjetër politike.
“Berisha ka tetë vite jashtë posteve publike, ka qenë një deputet i Parlamentit me atë retorikën e tij, por ajo retorikë funksionon për një pjesë të madhe të elektoratit. Nuk duhet të themi tani që Berisha ka një retorikë dhe ana tjetër, pala tjetër është një palë me një retorikë moderne që u pëlqen SHBA-se dhe e ndan këtë retorikë të palës tjetër”, u shpreh znj. Godole”.
Sipas znj. Godole, së bashku me emrin e Berishës, në letrën e Departamentit Amerikan të Shtetit duhet të ishin listuar edhe emra të politikanëve të tjerë që mund të kenë qenë të përfshirë në akte korruptive.
“Nëse përveç emrit të z. Berisha, do të duhet të kishte një listë me emra politikanësh që janë po aq të korruptuar”, u shpreh Jonila Godole.
Znj. Godole shtroi gjithashtu pyetjen se çfarë provash kanë në dorë SHBA-të, që nuk i ka drejtësia jonë, duke shtuar se në këto tetë vite Berisha ka qenë në opozitë dhe jo në pushtet që ta pengonte drejtësinë në mënyrë shumë aktive për të shfaqur provat, nëse ajo do të dispononte të tilla.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 17:36 Presidenca qipriote e BE-së mbështeti integrimin e Shqipërisë, Hoxha pritet nga krerët më të lartë të shtetit
- 17:20 Në 1 gusht luan në Serbi, Kampioni Denis Buzukja: Zemra gjëja kryesore në UFC, shqiptarët e kanë këtë
- 17:11 Kina kundërshton sanksionet e reja të SHBA-së ndaj Kubës
- 16:58 Aksident në aksin Elbasan–Peqin, plagoset drejtuesi i një automjeti, shkak parakalimi i gabuar
- 16:42 Numri i të zhdukurve nga tërmetet në Venezuelë po rritet, fati i 10,000 personave është i panjohur
- 16:31 Fraksioni i “Toyota Yaris”, kalon për gjykim dosja ndaj ish-hetueses së BKH-së Eriona Daupaj