Andi Bushati: Basha më shumë ka zgjedhur Amerikën se Berishën
Analisti Andi Bushati thotë se Partia Demokratike duhet të bëjë një reagim të qartë në lidhje me shpalljen “non grata” nga SHBA të ish-kryeministrit Berisha.
Sipas tij, detyra parësore e selisë blu është të dalë në mbrojtje të Berishës ose të distancohet prej tij duke mbështetur vendimin amerikan.
“S’ka asnjë të PD në studio që të thonë dy fjalë për Berishën. PD e ndodhur në këtë dilemë; gabon amerikan apo duhet të divorcohet nga Berisha? Kanë ngel as tek njëra as tek tjetra. Ky është problemi i madh i PD. Vetëm këtë që po bën nuk duhet të bënte. O do të pranonte që trashëgimia e PD është trashëgimi e hajdutëve dhe e minuesve të demokracisë dhe të bënte divorc me trashëgiminë e saj. Ne e dimë se PD ka qenë Berisha, ai e ka dominuar. Partia ishte ajo që vendoste Berisha. Nëse nuk e pranojmë veten si minues të demokracisë, të thonë se Amerika e ka gabim”, theksoi ai në emisionin “Ilva Now” në Euronews Albania.
Z. Bushati tha se Amerika me këtë veprim [shpalljen non grata të Berishës] ka synuar të shantazhojë Partinë Demokratike, duke e detyruara të ulë kokën përballë “kasaphanës elektorale” të 25 prillit.
“Duke mbajtur këtë qëndrim, shantazhi që i ka ardhur nga Uashingtoni po bën punën e duhur se e squll PD fiks në momentit kur duhet të ulë kokën para kasaphanës elektorale që ka ndodhur”, tha Bushati.
Ai theksoi se me reagimin e djeshëm kryetari i PD-së, Lulzim Basha faktoi se ka zgjedhur Amerikën para Berishës.
“Basha them e ka lënë Berishën. Basha më shumë ka zgjedhur Amerikën. Basha më shumë ka zgjedhur Amerikën se Berishën, ka pranuar se PD është banda e minuesve të demokracisë, bashkë me Bashën brenda”, theksoi ai.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 17:36 Presidenca qipriote e BE-së mbështeti integrimin e Shqipërisë, Hoxha pritet nga krerët më të lartë të shtetit
- 17:20 Në 1 gusht luan në Serbi, Kampioni Denis Buzukja: Zemra gjëja kryesore në UFC, shqiptarët e kanë këtë
- 17:11 Kina kundërshton sanksionet e reja të SHBA-së ndaj Kubës
- 16:58 Aksident në aksin Elbasan–Peqin, plagoset drejtuesi i një automjeti, shkak parakalimi i gabuar
- 16:42 Numri i të zhdukurve nga tërmetet në Venezuelë po rritet, fati i 10,000 personave është i panjohur
- 16:31 Fraksioni i “Toyota Yaris”, kalon për gjykim dosja ndaj ish-hetueses së BKH-së Eriona Daupaj