A duhet të distancohet nga Berisha? Analistët japin opsionet si duhet të sillet Basha

20 Maj 2021 | 22:16

Analistët gjykojnë se kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndodhet në një situatë delikate pas shpalljes së ish-kryeministrit Sali Berisha person “non grata”.

Për Andi Bushatin, z. Basha ndodhet përballë sfidës ku duhet të mbrojë demokracinë në vend qoftë duke dalë kundër SHBA-ve. Këtë tha ai e kanë bërë edhe Fatos Nano, Sali Berisha dhe Edi Rama dhe pavarësisht kësaj kanë ardhur në pushtet.

“Fatos Nano ka deklaruar se jam në burg nga thikat e diplomatëve amerikane, Berisha ka deklaruar se në mbrojte të interesave të vendit ka pasur përballë amerikanët, Edi Rama u shpall anticelulë e SHBA. Një lider duhet të ketë fuqi që t’i thotë SHBA dhe Brukselit që e kanë gabim. Mund të gabojnë gruaja, babai dhe vëllai edhe Amerika në këtë rast mund të jetë gabim. Sot nuk është çështja e Bashës do të mbrojë trashëgiminë e Berishës apo jo, por është çështje e Bashës nëse do t’i rezistojë mbrojtjes së demokracisë në Shqipëri”, tha z. Bushati.

Ndërsa për Jonila Godolen, “Basha duhet të zgjedhje për të mirën e tij pragmatiste dhe të ardhme politike” por theksoi se distancomi nga Berisha duhej të ishte bërë me kohë.

“E kam thënë para zgjedhje që do të ishte mirë që të ishte ndarë kohë përpara nga Berisha për të krijuar staturën e tij. I dha një gjë të fortë në dorë Ramës për ta sulmuar gjatë fushatës”, deklaroi znj. Godole.

Plator Nesturi tha se gjithashtu se ka edhe raste të ardhjes në pushtet me qëndrim kundër SHBA siç është rasti i Nanos dhe Berishës dhe Basha nëse beson te pafajësia e Berishës duhet ta mbrojë.

“Nëse vërtetë e quan të pafajshëm dhe të ndershëm Berishën them se duhet ta mbrojë deri në fund”, tha ai duke shtuar se ka ardhur koha për t’i dhënë një hapësirë dhe për t’i dhënë politikës shqiptare një epokë të re.

Për Adri Nurellarin, PD duhet të reformohet thellësisht dhe të distancohet nga ish-kryeministri Berisha pasi politika nuk bëhet me emra të përveçëm.

“Mendoj se PD dhe opozita duhet të kenë një distancim nga e kaluara për ta luftuar siç duhet qeverinë. Një parti moderne është parti idealesh jo parti emrash. Duhet të mendojë dhe për demokracinë në vend dhe të mendojë për Shqipërinë që ka nevojë për një demokraci funksionale. Me distancimin dhe deklaratën e mbajtur nga Basha, përgënjeshtron atë teori që është kukull e Berishës”, deklaroi Nurellari.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021