Ujku sulmon 5-vjeçaren serbe në një plazh të Greqisë, si është gjendja e saj

15 Shtator 2025 | 15:59

Një turiste nga Serbia ka raportuar një ngjarje tronditëse në Halkidiki, ku vajza e saj 5-vjeçare u sulmua nga një ujk në plazhin e Marmaras në Sithonia, të premten në mëngjes.

Sipas raportimit të nënës, vajza e vogël po luante e pa shqetësuar në plazh, kur rreth orës 08:00 të mëngjesit, një kafshë e egër, dyshohet një ujk, e sulmoi nga pas.

Ujku e kafshoi dhe e gërvishti në shpinë, por ndërhyrja e menjëhershme e nënës dhe një burri tjetër, të cilët goditën kafshën me gurë, bëri që ai të largohej dhe fëmija të shpëtohej.

Vajza u dërgua fillimisht në Qendrën Shëndetësore lokale, dhe më pas, për mjekim më të specializuar, në Spitalin e Poligjirosit ndërsa gjendja e saj shëndetësore nuk paraqet rrezik.

Për ekzistencën e ujqërve dhe çakejve në zonë foli për AEN-MEA përfaqësuesi i shtypit i Organizatës Mjedisore për Jetën e Egër dhe Natyrën “Kallisto”, Iason Bandios.

Ai konfirmoi praninë e tyre dhe shtoi se, në bashkëpunim me Zyrën Pyjore të Poligjirosit, janë vendosur kamera për të monitoruar sjelljen e kafshëve.

Z. Bandios u bëri thirrje banorëve që të informohen përmes faqes zyrtare të “Kallisto”, për mënyrat se si mund të mbrohen dhe si të ndihmojnë në mbajtjen e kafshëve të egra larg zonave të banuara.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026