Përfundon rinumërimi i 114 kutive në qarkun e Beratit, ngushtohet diferenca LSI-PS

21 Maj 2021 | 15:40

Ka përfunduar procesi i rihapjes së kutive me fletët e votimit në 114 qendra votimi në qarkun e Beratit.

Nga ky proces nuk ka pasur ndryshime në shpërndarjen e mandateve në këtë qark, por është ngushtuar diferenca mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste me 58 vota, nga 77 që ishte kur KZAZ-të kishin shpallur rezultatin.

Tashmë, Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve do të tërhiqet për të dhënë vendimin dhe mbetet për t’u parë nëse LSI do të kërkojë rinumërimin e të gjitha kutive në këtë qark.

Pak ditë më parë, KAS rrëzoi kërkesën e PD-së dhe LSI-së për pavlefshmëri të rezultatit të 25 prillit dhe përsëritjen e zgjedhjeve në qarkun e  Beratit.

Po kështu KAS ka vendosur për rrëzimin e kërkesave ankimore të PD dhe LSI për qarkun e Gjirokastrës.

Ndërsa, dje KAS rrëzoi kërkesat e PD dhe LSI për të shpallur të pavlefshëm rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit në qarkun Vlorë.

Lexoni gjithashtu:

KAS vendos që të rinumërohen 114 kuti votimi në qarkun e Beratit

KAS rrëzon kërkesën e PD-LSI për pavlefshmëri dhe përsëritje të zgjedhjeve në Berat

KAS rrëzon kërkesat e PD dhe LSI për rivotim në qarkun Vlorë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026