91 të vrarë në 24 orë në Gaza, Hamas kërcënon Izraelin: Thuajini lamtumirë pengjeve
Brigadat Al-Qassam, krahu ushtarak i lëvizjes militante palestineze Hamas, ka publikuar fotografi të të burgosurve izraelitë që po mban në Gaza.
Hamasi ka paralajmëruar autoritetet izraelite se të burgosurit e tyre do të jenë në rrezik nëse Izraeli vazhdon pushtimin e Gazës dhe refuzon një armëpushim.
“Çdo vonesë ose refuzim i mëtejshëm i armëpushimit nga qeveria izraelite, nën udhëheqjen e kryeministrit Benjamin Netanyahu, do të rezultojë në vdekjen e të burgosurve”, thuhet në mesazh, sipas agjencisë iraniane të lajmeve Tasnim.
Forcat Ajrore Izraelite goditën rreth 100 objektiva në Rripin e Gazës gjatë 24 orëve, njoftoi dje ushtria izraelite (IDF), raporton The Times of Israel.
Sipas raportimeve, objektivat ishin tunele, depo armësh, qeliza operativësh dhe infrastrukturë tjetër e përdorur nga grupet terroriste.
LEXONI GJITHASHTU:
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet