“Nyja” bullgare për RMV, Zaev: Plani i Brukselit, bazë e mirë për heqjen e pengesave Shkup-Sofje
Pas prezantimit të një plani nga Bashkimi Europian për zgjidhjen e kontekstit të identitetit mes Bullgarisë dhe Greqisë, sot në Shkup kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev duket se ka pranuar këtë qasje. Ai shprehet se propozimi është bazë e mirë për zgjidhje që nuk prek çështjet e identitetit maqedonas
“Propozimi është një bazë e mirë për arritjen e një zgjidhjeje të problemit, një zgjidhje që do të heqë të gjitha pengesat, duke lënë mundësi për mbajtje të konferencës së parë ndërqeveritare për Maqedoninë e Veriut”, u shpreh Zoran Zaev, kryeministër i RMV-së.
Ministri i Jashtëm portugez, Augusto Santos Silva deklaroi se synimi i shtetit të tij është që Shkupi dhe Tirana të fillojnë negociatat, duke u shprehur besimplotë për përparimin e bisedimeve mes dy shteteve fqinje.
“Natyrisht qëllimi ynë gjatë presidencës sonë të Këshillit të BE-së është që të marrim pëlqimin e të gjithë vendeve anëtare të BE-së, të miratojmë kornizën e negociatave me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërinë dhe të mbajmë konferencën e parë ndërqeveritare me të dy vendet”, tha Augusto Santos Silva, ministër i Jashtëm i Portugalisë.
Por, ndryshe mendon Sofja zyrtare. Mediat bullgare shkruajnë se propozimi i Be-së nuk është I pranueshëm për autoritetet e atjeshme gjë që lë edhe më shumë hapësirë për skepticizëm për zgjidhje të kontestit mes Bullgari-Maqedoni e Veriut në periudhë të afërt.
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta