Gjermania rrit sigurinë e mbrojtjes ajrore ndaj dronëve rus

25 Shtator 2025 | 14:49

Gjermania është duke u përgatitur të forcoj mbrojtjen ajrore për t’u mbrojtur nga depërtimet e dronëve, për shkak të rritjejs së sulmeve të nisura nga Rusia, tha sot ministri i Brendshëm Alexander Dobrindt.

Duke iu referuar “shkeljeve të hapësirës ajrore të fqinjëve tanë europianë”, fluturimeve me dronë mbi kufi dhe sulmeve kibernetike, Dobrindt u tha ligjvënësve se “kërcënimi është i pranishëm kudo”.

Si rezultat, Gjermania do të “rifurnizojë” mbrojtjen ndaj dronëve, duke njoftuar një reformë të re Ligjore për Sigurinë Ajrore.

NATO paralajmëroi Rusinë se do të përdorte “të gjitha mjetet e nevojshme ushtarake dhe jo-ushtarake” për të shmangur kërcënimet, pas disa incidenteve javët e fundit ku avionë ose dronë rusë hynë në hapësirën ajrore të anëtarëve të NATO-s.

Aleatët e NATO-s u takuan për konsultime në Bruksel pasi tre avionë luftarakë rusë hynë në hapësirën ajrore të Estonisë javën e kaluar, dhe një numër i madh dronësh rusë depërtuan në hapësirën ajrore të Polonisë më herët gjatë muajit. Rumania gjithashtu ka regjistruar një dron rus që hyri në hapësirën e saj ajrore këtë muaj.

Ndërkohë, mëngjesin e sotëm, Danimarka tha se dronët mbi aeroporte daneze gjatë natës ishin pjesë e një “sulmi hibrid”, të cilin ministri i Mbrojtjes, Troels Lund Poulsen, e përshkroi si të organizuar nga një aktor profesionist.

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026