Ngjarje tronditëse në Argjentinë/Tre vajza torturohen dhe ekzekutohen live në TikTok

25 Shtator 2025 | 17:47

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Argjentinën dhe opinionin publik ndërkombëtar, pasi tre vajza të reja janë vrarë në mënyrë brutale nga një grup kriminal i trafikut të drogës. Vajzat u rrëmbyen, u torturuan dhe u përdhunuan një pjesë e këtyre mizorive u transmetua drejtpërdrejt në rrjetin social TikTok.

Ngjarja është cilësuar nga autoritetet si një “akt hakmarrjeje” i mirëplanifikuar nga një bandë narkotrafikantësh, e cila besohet se i mashtroi vajzat duke i ftuar në një “event”, për t’i çuar më pas drejt ekzekutimit të tyre me metoda çnjerëzore.

Viktimat janë identifikuar si:

  1. Lara Gutierrez, 15 vjeç më e reja mes tyre
  2. Brenda del Castillo, 20 vjeç
  3. Morena Verdi, 21 vjeç

Sipas burimeve nga mediat lokale, dy prej viktimave dyshohet se kishin lidhje të mëparshme me grupin dhe ishin akuzuar për vjedhjen e 4 kilogramëve kokainë veprim që mendohet se çoi në këtë hakmarrje brutale.

Detaje makabre nga vendi i krimit:

  1. Lara Gutierrez kishte humbur të gjithë gishtat e dorës së majtë përpara se të ekzekutohej.
  2. Brenda del Castillo kishte plagë të rënda në kokë dhe barku i ishte çarë.
  3. Morena Verdi ishte asfiksuar me një qese plastike në kokë.

Trupat e vajzave u gjetën të groposur në një kopsht, pesë ditë pas zhdukjes së tyre. Hetimet zbuluan se vendi i krimit ishte një shtëpi e përdorur nga grupi kriminal si bazë operacionale.

Ministri i Sigurisë së Buenos Aires, Javier Alonso, deklaroi se:

“Vajzat u panë për herë të fundit duke hipur në një automjet me dëshirë, duke menduar se po shkonin në një event. Në fakt, ato ranë në kurthin e një bande ndërkombëtare të trafikut të drogës, e cila kishte planifikuar me detaje eliminimin e tyre.”

Sipas autoriteteve argjentinase, udhëheqësi i bandës që urdhëroi vrasjen është një shtetas peruan, i cili dyshohet se ka braktisur vendin. Deri tani, katër persona janë arrestuar në lidhje me këtë rast.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të ashpra në mbarë vendin dhe përtej kufijve, ndërsa autoritetet kanë nisur një hetim të gjerë për të identifikuar dhe ndaluar të gjithë personat e përfshirë në rrjetin kriminal pas krimit makabër.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026