VIDEO/ Netanyahu lexon fjalimin në OKB, boshatiset salla nga përfaqësuesit

26 Shtator 2025 | 17:40

Fjalimi i Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, është shoqëruar me një akt të fortë simbolik nga përfaqësues të disa shteteve, shumë liderë ndërkombëtarë u larguan nga salla në shenjë proteste, duke refuzuar të dëgjonin më tej deklaratat e tij.

Ky veprim vjen në një kohë kur pakënaqësia ndërkombëtare ndaj bombardimeve izraelite në Gaza është në rritje, për shkak të numrit të lartë të viktimave civile që kanë rezultuar nga ofensiva ushtarake.

Pavarësisht largimeve, Netanyahu mbajti fjalën e tij, duke reaguar ndaj njohjes së Palestinës nga Franca dhe Britania e Madhe, të cilën e quajti “të turpshme” dhe një “vetëvrasje kombëtare” për Izraelin.

“Është çmenduri e pastër, është çmenduri dhe ne nuk do ta bëjmë,” u shpreh ai, ndërsa foli edhe për atë që e cilësoi si “boshti i terrorit të Iranit”.

Kryeministri izraelit u përpoq të justifikonte veprimet ushtarake në Gaza, duke theksuar se “Izraeli ka hedhur miliona fletëpalosje dhe ka dërguar miliona mesazhe për të paralajmëruar civilët që të largohen nga zona e rrezikut”.

Ai akuzoi Hamasin se përdor civilët si mburojë njerëzore dhe deklaroi se grupi militant fshihet në “xhami, shkolla, spitale dhe ndërtesa banimi”.

Përballë akuzave për gjenocid, Netanyahu tha: “A do t’i lutej një vend që po kryen gjenocid një popullsie që të largohej nga zona e rrezikut? A i kërkuan nazistët hebrenjve të largoheshin?”

Fjalimi përfundoi me ovacione në këmbë nga delegacioni izraelit, por sfondi i tij u la në hije nga largimet demonstrative të liderëve të vendeve që e kundërshtojnë mënyrën se si Izraeli po e trajton konfliktin në Gaza.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Euronews Albania (@euronews_albania)

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026