Atletico Madrid shpallet kampione në Spanjë, Suarez shënon golin vendimtar

22 Maj 2021 | 20:06

Ekipi i Atletico Madrid ka arritur të fitojë ndeshjen e fundit në La Liga përballë Valladolid duke siguruar kështu titullin kampion.

Kjo fitore zhvlerësoi suksesin e arritur në minutat e fundit nga Real Madrid në duelin me Villarreal pasi diferenca mbeti dy pikë.

Atletico Madrid ngriti kështu titullin e 11-të kampion në historinë e saj pas fitores së vështirë.

Madrilenët fillimisht në pjesën e parë u gjendën përballë disavanazhit por arritën të përmbysnin rezultatin në pjesën e dytë me gola të Correa dhe Suarez.

Atletico afroi sulmuesin në fund të sezonit të kaluar nga Barcelona në përfundim të kontratës. Ardhja e tij rezultoi frytdhënëse pasi gjatë sezonit arriti të shënonte 21 gola.

Në këtë mënyrë, Atletico Madrid është rikthyer fituese e kampionatit pasi herën e fundit kishte bërë një gjë të tillë në sezonin 2013-2014.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026