Aktivistë dhe familjarë të George Floyd marshim në një vjetorin e vdekjes së tij

24 Maj 2021 | 07:22

Të dielën, anëtarët e familjes së George Floyd dhe të tjerë qytetarë që humbën të dashurit e tyre pas përplasjeve me policinë, u bashkuan me aktivistë në Minneapolis për një marshim që ishte ngjarje e planifikuar në të gjithë vendin për të shënuar një vjetorin e vdekjes së Floyd.

Qindra njerëz u mblodhën për tubimin përpara gjykatës në qendër të Minneapolis, ku gjyqi i Chauvin përfundoi një muaj më parë, shumë prej të cilëve mbanin në duar fotografi të Floyd, të Philando Castile dhe burrave të tjerë me ngjyrë të vrarë nga policia.

“Ka qenë një vit i gjatë. Ka qenë një vit i dhimbshëm”, tha motra e Floyd, Bridgett.

“Ka qenë shumë zhgënjyese për mua dhe familjen time që jeta jonë të ndryshojë sa hap e mbyll sytë. Ende nuk e di pse”, shtoi ajo më tej.

E marta do të shënojë një vit që kur Floyd vdiq, pasi ish-oficeri i policisë së Minneapolis Derek Chauvin mbajti gjurin në qafën e tij, veprim i cili i ndaloi frymëmarrjen.

Chauvin është dënuar për vrasje, por e cilësuar pa dashje, e cila shkaktoi protesta në të gjithë botën dhe thirrje për ndryshim në policinë në SHBA.

Ndërkohë familjarët e Floyd kanë hapur edhe fondacionin “Memorial George Floyd”, një organizatë jofitimprurëse me seli në Fayetteville, Karolina e Veriut.

Organizata jofitimprurëse u nis nga vëllezërit e motrat e Floyd në shtator 2020 për të ndihmuar në luftimin e pabarazive racore.

Lexoni gjithashtu:

Avokatët e ish-policit që vrau George Floyd kërkojnë rigjykimin e çështjes

Drejtësi për George Floyd, ish-oficeri dënohet me 40 vite burg, vendimi mirëpritet edhe nga presidenti Biden

Gjyqi për George Floyd, ish-polici i akuzuar për vrasje refuzon të dëshmojë në gjyq

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026