Vrasja e Everest Çakës, SHÇBA thotë se Policia e Elbasanit ka vepruar në kohë
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat thotë se për vrasjen e Everest Çakës në Elbasan, ku u plagos edhe gruaja e tij me iniciale S.C, Policia e Elbasanit ka reaguar në kohë dhe nuk ka një hetim për uniformat blu.
Nga konstatimet e SHÇBA, veprimet e Policisë së Elbasanit kanë qenë konform procedurave standarde, duke reaguar në kohë për ngritjen e postblloqeve dhe mbledhjen e provave në vendngjarje, në funksion të zbardhjes së rrethanave dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje kriminale.
Everest Çaka u vra mbrëmjen e 11 majit në Elbasan, pasi u qëllua me armë teksa po udhëtonte me makinë së bashku me bashkëshorten e tij.
Dyshohet se autorët kanë përdorur armë me mbytës zhurmem pasi banorët e zonës nuk kanë dëgjuar krisma.
Pistat ku po heton policia janë 2. E para është përfshirja e viktimës në ngjarjet kriminale, për të cilat është marrë edhe si i dyshuar.
Ndërsa pista e dytë është saga e hakmarrjeve të vrasjes së kushëririt të tij, Arjan Spahiut. Ky i fundit u vra në Belgjikë, gjatë përplasjeve mes bandave.
Lexoni gjithashtu:
Ekzekutimi i 41-vjeçarit në Elbasan, dy pistat ku po heton Prokuroria
Kalvari i vrasjeve që çoi deri tek ekzekutimi i 41-vjeçarit në Elbasan
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta