Macron emëron qeverinë e re, kritika nga udhëheqësit politikë
Presidenti francez Emmanuel Macron ka emëruar qeverin e re ndërsa përpiqet ta nxjerrë vendin nga kriza politike, e ndërsa rivalët e kërcënuan se do ta rrëzojnë shpejt formacionin e ri nëse nuk do të shkëputet nga politika e kaluara, shkruan The Gurdian.
Kabineti i ri u zbulua gati një muaj pas emërimit të kryeministrit Sebastien Lecornu , i cili kërkoi të merrte mbështetje ndërpartiake në një parlament thellësisht të ndarë.
Kryeministri i ri, Lecornu, emëroi Roland Lescure, një aleat të ngushtë të presidentit, si ministër të financave.
Ministri i Brendshëm Bruno Retailleau dhe Ministri i Drejtësisë Gérald Darmanin, do të kthehen nga qeveria e kaluar.
Ndërkohë, Bruno Le Maire merr postin e Ministrit të Forcave të Armatosura.
Në kabinet janë konfirmuar gjithashtu:
Ish-kryeministrja Elisabeth Borne si Ministre e Arsimit,
Ish-kryeministri Manuel Valls për Territoret Jashtë Shtetit,
Jean-Nowl Barrot (MoDem) si Ministër i Punëve të Jashtme,
Catherine Vautrin për Shëndetësinë dhe Punën,
Rachida Dati si Ministre e Kulturës,
Amélie de Montchalin mbetet Ministre e Llogarive Publike.
Emërimi i Bruno Le Maire, ministrit të ekonomisë dhe financave midis viteve 2017 dhe 2024, si ministër i mbrojtjes, erdhi si një surprizë, sipas mediave franceze.
Roland Lescure, një ish-zëvendësministër i Industrisë, u emërua ministër i ri i Financave dhe Ekonomisë.
Tetëmbëdhjetë ministra u emëruan të dielën. Disa të tjerë pritet të emërohen pas një fjalimi mbi politikat nga kryeministri të martën pasdite.
Lecornu tha se kabineti i ri pasqyronte atë koalicion politik, duke shkruar në mediat sociale se nuk kishte “asnjë surprizë” në angazhimet ose emërimet e qeverisë së tij.
Për udhëheqës të tjerë politikë, kjo ishte pjesë e problemit. Marine Le Pen, udhëheqësja franceze e ekstremit të djathtë, kritikoi kabinetin e ri të dielën, dhe në veçanti emërimin e Le Maire.
“Zgjedhja e kësaj qeverie identike, e shoqëruar me njeriun që falimentoi Francën, është patetike”, tha ajo në një postim në X.
Edhe Retailleau, ministri i brendshëm i riemëruar, shprehu pakënaqësi për përbërjen e kabinetit vetëm disa orë pasi iu bashkua atij, duke nënvizuar se sa i brishtë është koalicioni qeverisës i Lecornu.
Nërkohë, Lecornu pritet të paraqesë planet e tij buxhetore në fjalimin e tij të martën. Ai është zotuar tashmë se do t’i lërë Parlamentit të ketë fjalën e fundit, duke premtuar të mos përdorë një mjet kushtetues i përdorur shpesh nga qeveritë e pakicave si e tija, për të çuar përpara projektligjin e buxhetit pa një votim të plotë.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta