Gjykata e Posaçme e Apelit refuzon kërkesën e Ardian Çapjas për masë të zbutur sigurie

24 Maj 2021 | 12:46

Gjykata e Posaçme e Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka refuzuar kërkesën e Ardian Çapjas për masë të zbutur sigurie, duke e lënë atë në burg të paktën deri në përfundim të hetimeve.

Çapja u arrestua gjatë operacionit “Krasta 2021” për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit në vitin 2012.

Në kërkim për të njëjtën ngjarje është edhe Florenc Çapja, të akuzuar nga prokuroria si porositës dhe organizator të vrasjes, që dyshohet se është pasojë e një vargu hakmarrjesh në Elbasan.

Hetimet për ngjarjen u rihapën në vitin 2018 nga disa të dhëna të mbërritura në Policinë e Shtetit, ndërsa prova më e fortë e Prokurorisë së Elbasanit është dëshmia e Ervis Bardhit, i konsideruar si ekzekutuesi fizik i Gentian Beqirit në apartamentin e tij.

Dëshmia e këtij të fundit u konsiderua e besueshme nga Prokuroria, teksa ai ka treguar me detaje mënyrën e vrasjes dhe faktin që ka marrë 50 mijë euro për vrasjen nga porositësit.

Lexoni gjithashtu:

Ardian Çapja transferohet në ambinetet e spitalit të burgut në QSUT

Përfundon seanca për Ardian Çapjan, vendoset masa e “arrestit me burg“

Merret në mbrojtje Ritvan Sukaj, prokurori i çështjes së Ardian Çapjas

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026