Gjurma e izolimit nga COVID-19 do të mbetet tek fëmijët pavarësisht rikthimit në shkolla

24 Maj 2021 | 15:07

Mësimi në shkolla kthehet në normalitet, por ndikimi i izolimit të gjatë tek fëmijët nuk është ende i qartë.

Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) vlerëson se efektet e mbylljes janë ende ekzistente e do të vijojnë për një kohë të gjatë.

Në një studim realizuar nga ky institucion, provat tregojnë se ka një lidhje midis izolimit dhe rezultateve në shkollë të nxënësve. Vendet që u izoluan ndikuan negativisht në notat e studentëve, gjeti OECD. Në vendet që shkollat mbetën të hapura rezultati ishte më pozitiv.

Një ndarje e tillë çoi në një zgjerim të pabarazive arsimore, sipas drejtorit për Edukimin dhe Aftësitë pranë kësaj organizate, Andreas Schleicher.

“Fëmijët janë ata që preken më pak nga COVID-19. Ata rrallë sëmuren. Por janë grupi që është ndikuar më shumë nga reagimet e politikave publike për të kontrolluar virusin,” tha z. Schleicher.

“Të mësuarit është një përvojë sociale, kështu që sa më gjatë që nxënësit të jenë jashtë saj, sa më gjatë të mos jenë në kontakt me mësuesit dhe rrjetet e tyre sociale, aq më shumë komprometohet mirëqenia e tyre,” shtoi ai.

Mësimi në distancë ka bërë që fëmijët të mos socializohen me njëri-tjetrin, si dhe ka shtuar varësinë ndaj pajisjeve elektronike.

“Prindërit dhe shkollat po përpiqeshin të kufizonin ndërveprimin e fëmijëve me celularë dhe tableta. Por tani nuk ka më asnjë kufizim, është i pakontrollueshëm. Fëmijët hynë në një proces tërësor në celularët e tyre, në media, në promovime. Për shkak të justifikimit për shkollën dhe aktivitete jashtëshkollore, fëmijët tani janë të lidhur online gjatë gjithë kohës, por ne nuk e dimë se ku “, tha logopede Maria Roussohatzakis.

Përveç pasojave arsimore, sociale dhe psikologjike, studimet tani kanë nisur të gjejnë lidhje mes përdorimit të zgjeruar të ekraneve me çështjet e vizionit të fëmijëve. Sidoqoftë ekspertët shpresojnë që, me zgjerimin e vaksinimeve, arsimi në distancë nuk do të jetë aq i nevojshëm në sezoni tjetër shkollor.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)

Disa anëtarë të stafit u plagosën kur ingranazhi i hundës së një avioni i linjës 787 u rrëzua papritur në një portë në aeroportin e...
16:28 | 04/06/2026

Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare

Autorja, regjisorja, ilustratorja dhe aktivistja franko-iraniane Marjane Satrapi, e njohur për serinë e saj të romaneve grafike dhe filmin Persepolis, ka vdekur në moshën 56...
16:14 | 04/06/2026

Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, pranoi se Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”,  ndërkohë që sinjalizoi se Uashingtoni mbetet thellësisht i angazhuar...
16:14 | 04/06/2026