Pazaret e drogës ‘përgjakin’ vendin, gjashtë vrasje në tri javë
Përfshirja në trafikun e narkotikëve dyshohet të jetë shkaku i vrasjes së Delion Troqes në Vlorë mbrëmjen e së premtes. 38-vjeçari, një emër i njohur për drejtësinë, prej pak ditësh ishte kthyer në vendin e lindjes nga Spanja ku hetuesit kanë dyshime se ishte përfshirë në veprimtari kriminale, çka solli eliminimin fizik që sipas grupit hetimor është finalizuar nga vrasës me pagesë.
Vrasja e Troqes pak ditë më parë do të shënonte ngjarjen e gjashtë kriminale në vend në harkun kohor të 3 javëve të para të muajit maj, ose 5 më shumë se për të njëjtën periudhë të vitit 2020. Vlora dhe Shkodra janë qytetet që kanë prodhuar më së shumti kriminalitet në këto javë. Në qytetin bregdetar 10 ditë përpara eliminimit të 38-vjeçarit Delion Troqe do ekzekutohej Bledar Birçaj, i cili gjithashtu pak ditë përpara se të vritej ishte kthyer nga Spanja. Për këtë ngjarje hetuesit ende nuk kanë rënë në gjurmët e autorëve.
Të njëjtin fat si dy vlonjatët do të kishte dhe Everest Çaka në Elbasan, gjithashtu i sapokthyer nga Belgjika, i cili u vra mbrëmjen e 11 majit nga autorë ende të paidentifikuar po për të cilët ashtu si në ngjarjet kriminale në Vlorë, hetuesit dyshojnë se bëhet fjalë për vrasës me pagesë. Këto ngjarje por edhe shumë të tjera që regjistrohen në vend sipas ekspertëve, kanë vetëm një shkak prishjen e pazareve të drogës përtej kufijve.
E njëjta pistë është edhe në vëmendjen kryesorë të hetuesve të cilët këto lloj ngjarjesh i kategorizojnë si krime të importuara nga jashtë vendit nisur nga veprimtaria kriminale e viktimave në disa shtete të BE kryesisht në fushën e narkotikëve. Por ndonëse përfshirja e shqiptarëve në trafikun e drogës jashtë vendit nuk është një fenomen i padëgjuar, numri i ngjarjeve kriminale në 2021 është tepër shqetësues për autoritetet.
Referuar shifrave për periudhën janar-maj të këtij viti në vend janë shënuar 24 ngjarje kriminale me 24 viktima ose 4 viktima më shumë krahasuar po me të njëjtën periudhë të 2020.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta