Presidenti i klubit të vajzave “Vllaznia” kërkon arritje edhe në garat evropiane
Skuadra e Vllaznisë në futbollin e vajzave është shpallur kampione duke siguruar titullin e 8-të radhazi. Presidenti i klubit, Lazer Matija thotë për Euronews Albania se sezoni futbollistik ka qenë i vështirë për shkak të pandemisë COVID-19.
“Mendojmë se është një sezon i veçantë, jo vetëm për faktin e pandemisë, por edhe problematikën që ka sjellë ajo. Një sezon shumë i mirë për ekipin tonë, jo vetëm se u fituam titulli kampion, por edhe falë punës që është bërë dhe kemi punuar edhe në plane të tjera duke rritur numrin e vajzave që t’i afrohen sa më shumë futbollit”, tha ai.
Më tej presidenti i klubit pohon se futbolli i vajzave në Shqipëri përballet me vështirësi të shumta, por pavarësisht këtyre problemeve z. Matija beson tek puna dhe talenti i vajzave të ekipit të Vllaznisë.
“Ky sport është i bukur, por edhe i vështirë, mbase jemi vendi i fundit në Evropë që e kemi futur futbollin e vajzave në kampionatin kombëtar. Në hapin e parë kemi qenë shumë dobët, por falë mbështetjesh këtë ekip mendojmë se e kemi çuar në ato nivele që edhe ne nuk e kemi prit”, tha ai.
Pas triumfit në vend, ekipi i futbollit të vajzave të Vllaznisë synon të arrijë suksese në garat e Evropës.
“Objektivat e Vllaznisë prej vitesh, pas titullit është Evropa dhe aty janë prishtmëritë tona. Me shpalljen kampion marrim pjesë edhe në turin e parë eliminator të Champions League”, shton presidenti i klubit.
LEXONI GJITHASHTU:
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset