Situata epidemilogjike e COVID-19 në Kosovë drejt stabilizimit

24 Maj 2021 | 15:40

Situata epidemilogjike në Kosovë ka hyrë në një fazë stabilizimi dhe këtë e dëshmojnë shifrat e bëra publike nga institucionet përgjegjëse.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik (IKSHPK), gjatë orëve të fundit është regjistruar një humbje jete dhe 14 raste pozitive me coronavirus, kurse 93 të tjerë janë shëruar.

Në dy ditët e fundit në Kosovë nuk është raportuar për asnjë humbje jete dhe numri i pacientëve, që kanë mposhtur virusin ka ardhur në rritje.

Nga fillimi i epidemisë Kosova ka raportuar në total 2240 të vdekur, ndërsa janë shëruar mbi 101 mijë pacientë.

Rastet pozitive janë nga komunat:

Prishtinë 4 raste, Ferizaj 2 raste, Mitrovicë 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Fushë-Kosovë, Gjakovë, Gjilan, Kaçanik dhe Vushtrri.

Kosova vijon të mbetet pas në krahasim me vendet e tjera të rajonit sa i përket procesit të vaksinimit.

Kjo çështje ka shkaktuar jo pak debate në politikën e Kosovës, ku partitë opozitare kanë kritikuar qeverinë Kurti për mungesë efikasiteti.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026