Turizmi në Evropë, Kroacia dhe Spanja gati për sezonin, por turistët mbeten të pakët
Kroacia është ndër vendet e para të Evropës që ka hequr shumicën e kufizimeve për udhëtarët që hyjnë në vend.
Hotelet dhe restorantet po pranojnë turistë që po mbërrijnë gradualisht në prag të sezonit turistik që nis në qershor.
Infeksionet me COVID po bien pas avancimit të procesit të vaksinimit, me zyrtarët që parashikojnë se rreth 50% e 4 milionë banorëve të Kroacisë do të jenë të vaksinuar brenda mesit të verës.
“Sektori i turizmit ka nisur me vaksinimin, të gjithë punonjësit e hoteleve, restoranteve, subjekteve private të akomodimit po vaksinohen, në mënyrë që të jenë të sigurt për turistët. Gjithashtu, kemi ngritur pika testimi për turistët që kur duhet të kthehen në vendin e tyre mund t’u duhet një test COVID-i”, thotë Goran Pavlovic, operator turistik në Kroaci.
Sidoqoftë, suksesi i sezonit turistik do të varet nga rregullat për turistët në vendet e origjinës, si për shembull kërkesa për t’u karantinuar pas kthimit nga pushimet.
Nga e hëna, qytetarët britanikë do të mund të vizitojnë Spanjën pa kufizime apo kritere të tjera shëndetësore, edhe pse Britania e ka vendin iberik në listën e vendeve të parekomandueshme.
“Situata nuk është shumë e gjallë, por është ajo që është. Përveç spanjollëve që vijnë të premte, të shtunë e të diel, nuk ka turistë të tjerë dhe vetëm 2 hotele janë hapur”, shprehet Jose Pardo, pronar restoranti në Spanjë.
Me aprovimin e pasaportës së vaksinimit shpresohet që situata të ndryshojë, edhe pse ka një problem: nëse qeveria britanike s’aprovon dritën e gjelbër, turistët që kthehen në Mbretërinë e Bashkuar do kalojnë 10 ditë në izolim.
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar