Francë/ Letër kërcënuese në Katedralen Notre-Dame, paralajmëron sulm me thikë
Një letër anonime kërcënuese është zbuluar pasditen e së premtes në Katedralen Notre-Dame në Paris, duke ngritur alarmin për një sulm të mundshëm me thikë. Sipas të përditshmes franceze “Le Parisien”, dokumenti u gjet nga sakristani i katedrales pranë zonës ku vendosen qirinjtë.
Letra, e shkruar me makinë shkrimi, përmbante një mesazh shqetësues:
“Mos e hapni katedralen më 11 dhe 12 tetor. Do të ketë vizitorë të huaj të cilët, me ndihmën e vizitorëve të tjerë, kanë fshehur tashmë thika në katedrale ditët e fundit. Ata do të kryejnë një masakër. Ju lutem, mos e hapni katedralen.”
Pas këtij zbulimi, autoritetet e sigurisë vendosën të mos evakuojnë katedralen, por të shtojnë menjëherë masat e sigurisë. Ambientet e brendshme iu nënshtruan një kontrolli të detajuar për armë apo objekte të dyshimta, por deri tani nuk është gjetur asgjë e tillë.
Policia franceze është vënë menjëherë në dijeni dhe ka nisur një hetim zyrtar për të identifikuar autorin e letrës dhe për të përcaktuar nëse kërcënimi përbën rrezik real.
Ngjarja vjen në një moment të ndjeshëm për sigurinë në Francë, ku autoritetet vijojnë të jenë në gatishmëri të lartë për shkak të rrezikut nga sulmet ekstremiste. Për fundjavën, janë vendosur masa shtesë sigurie jo vetëm në Katedralen Notre-Dame, por edhe në pika të tjera kyçe të Parisit.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje