Rrezik për sigurinë ekonomike, Holanda masa ndëshkuese ndaj firmës kineze të çipave

13 Tetor 2025 | 08:18

Qeveria holandeze tha të dielën se ka marrë vendimin për të ndërhyrë në prodhuesin e çipave Nexperia, në pronësi kineze për shkak të një rreziku të mundshëm për sigurinë ekonomike holandeze dhe evropiane.

Pronari i firmës me seli në Holandë, Wingtech, tha të hënën se do të ndërmarrë veprime për të mbrojtur të drejtat e saj dhe do të kërkojë mbështetjen e qeverisë. Zhvillimi kërcënon të rrisë tensionet midis Bashkimit Evropian dhe Kinës, të cilat janë rritur në muajt e fundit për shkak të tregtisë dhe marrëdhënies së Pekinit me Rusinë.

Nexperia u detyrua të shiste fabrikën e saj të çipave të silikonit në Newport të Uellsit, pasi deputetët dhe ministrat shprehën shqetësime për sigurinë kombëtare. Aktualisht ajo zotëron një fabrikë në Mbretërinë e Bashkuar në Stockport.

Qeveria holandeze tha se ministria e saj e çështjeve ekonomike kishte thirrur Aktin e Disponueshmërisë së Mallrave për shkak të sinjaleve të mangësive serioze të qeverisjes brenda Nexperia-s.

Ligji është hartuar për të lejuar Hagën të ndërhyjë në kompanitë në rrethana të jashtëzakonshme. Këto përfshijnë kërcënime për sigurinë ekonomike të vendit dhe për të siguruar furnizimin me mallra kritike.

Holanda theksoi se mdërhyrja ka qëllim të parandalojë një situatë të mundshme në të cilën çipat e Nexperia-s do të bëheshin të padisponueshëm në rast emergjence. Nexperia prodhon gjysmëpërçues që përdoren në makina dhe elektronikë të konsumit.

Deklarata e qeverisë nuk dha detaje pse mendonte se operacionet e firmës ishin të rrezikshme. Një zëdhënës i ministrit të çështjeve ekonomike i tha BBC-së se nuk kishte informacione të mëtejshme për të ndarë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026