Starmer: Paqja në Gaza një detyrë jo pak e vështirë, Trump e bëri të mundur…

14 Tetor 2025 | 16:58

Kryeministri britanik Keir Starmer ka dhënë një deklaratë në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar mbi situatën në Lindjen e Mesme. Ai ka theksuar se armëpushimi në Gaza “nuk do të kishte qenë i mundur” pa Trumpin, së bashku me udhëheqësit egjiptianë, të Katarit dhe të Turqisë.

Ai thotë se Mbretëria e Bashkuar ka ofruar mbështetjen e saj të plotë për planin e Trump dhe ka “punuar prapa skenave për muaj të tërë” për të siguruar zbatimin e tij dhe është krenare për “kontributin” britanik deri më tani.

Por ai pranon gjithashtu se “bërja e asaj paqeje të qëndrueshme do të jetë një detyrë jo më pak e vështirë” dhe se zbatimi i planit të paqes “nuk është një sfidë e vogël”.

Starmer thotë se Britania është e gatshme të përdorë diplomacinë dhe ekspertizën e saj për të mbështetur rindërtimin e Gazës – shkatërrimi i të cilit, sipas tij, “sfidon përshkrimin”.

Ai shton se Mbretëria e Bashkuar do të mbështesë gjithashtu marrëveshjet e qeverisjes kalimtare në Gaza dhe do të punojë me Autoritetin Palestinez për reformat.

Ai thotë se kjo do të ndihmojë gjithashtu në sigurimin e zbatimit të një procesi monitorimi të armëpushimit dhe është “e gatshme të luajë një rol të plotë” në çmontimin e armëve dhe aftësive të Hamasit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026