Rutte: Po punojmë me BE-në për mbrojtjen e hapësirës evropiane kundër dronëve

15 Tetor 2025 | 11:30

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, tha para takimit me ministrat e mbrojtjes se aleanca ushtarake dhe Bashkimi Evropian se po punojnë së bashku për të krijuar “një mur për dronët” për të mbrojtur vendet anëtare nga inkursionet e dronëve.

I pyetur nëse po dyfishohen përpjekjet për këtë çështje, Rutte tha se BE-ja dhe NATO kanë role të ndryshme, NATO ofron kapacitete në aspektin ushtarak, ndërsa BE-ja e ka fuqinë e butë të tregut të brendshëm dhe siguron që të jenë të disponueshme fondet.

Fokusi i takimit në Bruksel të ministrave të Mbrojtjes të NATO-s pritet të jetë po ashtu edhe forcimi i mbështetjes për Ukrainën. Në takim do tw merr pjesë edhe sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, teksa presidenti amerikan, Donald Trump, po e shqyrton mundësinë që ta furnizojë Kievin me raketa me rreze të gjatë veprmi.

Ky takim vjen pasi Moska sfidoi NATO-n me një sërë shkeljesh të hapësirave ajrore në Poloni dhe Estoni, duke rritur frikën se konflikti në Ukrainë mund të rritet.

Po ashtu, ka pasur detektime të dronëve edhe në afërsi të ndërtesave ushtarake në shtete të tjera, që kanë nxitur autoritetet të mbyllin aeroportet.

Ministrat e Mbrojtjes gjithashtu pritet të përqendrohen edhe në përpjekjet për të mbushur boshllëqet në krahun lindor të aleancës, pasi NATO-ja u detyrua të përdorte raketa të shtrenjta për të rrëzuar dronët rusë që hynë në Poloni.

Pas incidenteve, NATO nisi një mision për të forcuar mbrojtjen e saj. Aleanca ushtarake perëndimore po ashtu po synon të përshpejtojë zhvillimin kundër dronëve.

Edhe BE-ja do të zhvillojë një takim me ministrat e saj të Mbrojtjes mbrëmjen e së mërkurës. Blloku ka propozuar krijimin e një “muri për dronët” për t’u përballur me kërcënimet.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026