VIDEO/Shpërthen në flakë anija cisternë në Indonezi, 10 të vdekur dhe 21 të plagosur

15 Tetor 2025 | 18:42

Një anije cisternë e cila ndodhej në një kantier detar në Indonezinë perëndimore për riparime, shpërtheu në flakë të mërkurën. Nga shpërthimi humbën jetën 10 persona dhe u plagosën 21 të tjerë.

Sipas shefit të policisë, Zaenal Arifin flakët shpërthyen nga një anije rreth orës 04:30 të mëngjesit, duke shtuar se zjarri u shua një orë më vonë. Anija cisternë po i nënshtrohej riparimeve në një kantier detar në Batam, një ishull pranë Singaporit.

Një zjarr shpërtheu në të njëjtën anije në qershor, duke vrarë katër persona. Më pas u përcaktua se aksidenti ishte shkaktuar nga shkëndijat dhe gazi natyror që që nuk ishte zbrazur plotësisht nga cisterna.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026