Trump dhe Putin pritet të takohen në Hungari për të diskutuar luftën në Ukrainë

17 Tetor 2025 | 07:47

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të enjten se do të takohet me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, në Hungari për të zgjidhur luftën në Ukrainë, por ende nuk është përcaktuar një datë.

Trump foli në telefon me Putinin të enjten, ndërsa po shqyrton përpjekjen për të furnizuar Ukrainën me raketa të gjata veprimi.

Trump do të takohet këtë të premten në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili i ka kërkuar presidentin amerikan t’i shesë raketa Tomahawk Kievit, të cilat do t’u lejonin forcave ukrainase të godisnin më thellë në territorin rus.

Në bazë të kësaj, Zelensky ka argumentuar se sulme të tilla do ta detyronin Putinin t’i marrë më seriozisht thirrjet e Trump për negociata të drejtpërdrejta midis Rusisë dhe Ukrainës për t’i dhënë fund luftës.

“Ata duan që raketat Tomahawk të shkojnë në atë drejtim? Nuk mendoj kështu. Mendoj se mund të flas me Rusinë për këtë “, tha Trump të dielën.

Me një marrëveshje të arritur midis Izraelit dhe Hamasit në Gaza, Trump tha se tani po e përqendron vëmendjen te përfundimi i luftës në Ukrainë dhe po shqyrton mundësinë e furnizimit të Kievit me armë me rreze të gjatë veprimi, ndërsa synon ta nxisë Moskën të kthehet në tryezën e negociatave.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026