Detaje nga grabitja e Luvrit: 4 autorë vodhën bizhuteri nga koleksioni i Napoleonit
Detaje të reja kanë dalë nga grabitja e muzeu të famshëm të Luvrit në Paris. Autoret kanë vjedhur nëntë bizhuteri nga koleksioni i Napoleonit dhe Perandoreshës, duke përfshirë një gjerdan, një brosh dhe një diademë. Mediat e huaja shkruajnë se autorët e maskuar hynë në muze, nëpërmjet ndërtesës përballë Senës, ku aktualisht po zhvillohen punime ndërtimi.
Ata përdorën një ashensor mallrash për të shkuar direkt në sallën e dëshiruar të ekspozitës në Galerie d’Apollon. Policia tha se xhamat e dritareve janë thyer me sharrë elektrike. autoroitetet njoftuan se pasi autorët i thyen dritaret, dy burra hynë në brendësi, ndërsa një i tretë qëndronte roje jashtë.
“Këtë mëngjes ndodhi një grabitje në hapjen e Muzeut të Luvrit. Hetimi është duke vazhduar“ shpjegoi Ministrja e Kulturës Rachida Dati në shërbimin online X.
Luvri është një nga atraksionet më të famshme në kryeqytetin francez. Muzeu mbetet i mbyllur për arsye të jashtëzakonshme për një peridhë kohore ende të pacaktuar. Autorët nuk janë gjetur ende nga policia, ndërkohë që punohet për identifikimin dhe kapjen e tyre
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta