Vrasja e shqiptarit në Greqi, nuk gjenden gjurmë baruti në rrobat e autorit
Dy të pandehur 22-vjeçarë kanë dalë para autoriteteve greke të drejtësisë për vrasjen e dyfishtë të regjistruar mbrëmjen e 5 tetorit në Finikounda ku u vra një shqiptar dhe pronari i kampingut.
Bashkëmoshatari i autorit, i cili u dorëzua në autoritetet policore disa ditë pas vrasjes, ka pranuar tashmë pjesëmarrjen në ngjarje. Pas arrestimit të tij në Athinë, 22-vjeçari i cili dyshohet si autor i ngjarjes nuk ka pranuar fajësinë si dhe ëshë shprehur se nuk ka hyrë kurrë në kamping natën kur ndodhi ngjarja.
Pozicioni i tij është dëmtuar ndjeshëm pasi ai u përmend si autor nga i i pandehuri tjetër, i cili pretendon se nuk ishte ai që qëlloi. Sipas informacioneve, nuk u gjetën gjurmë baruti në rrobat që dyshohet se i akuzuari i kishte veshur natën e vrasjes të cilat iu konfiskuan nga shtëpia. Njëkohësisht, telefoni i tij celular po shqyrtohet nga autoritetet pasi pritet të hedhë dritë mbi lëvizjet e tij.
Një tjetër pikë kyçe në këtë çështje është dëshmia e bashkëpunëtorit 22-vjeçar, i cili pretendon se pas vrasjes së dyfishtë ai notoi për 7-8 orë për t’u arratisur dhe më pas eci deri në Kalamatë, ku u gjet në stacionin e autobusëve pasditen tjetër. Dëshmia e tij po shqyrtohet për mospërputhje dhe po bëhet një përpjekje për ta krahasuar atë me pamjet e kamerave dhe dëshmitë.
Në qendër të hetimit është një makinë e bardhë, për të cilën dëshmitarët thonë se po lëvizte në zonën përreth kampingut si natën e vrasjes ashtu edhe një muaj më parë, më 7 shtator, kur dyshohet se ndodhi një tentativë e dështuar vrasjeje.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta