Vrasja e 68-vjeçarit në Greqi, i riu: Pas abuzimit më tha se s’do më besojë askush

17 Tetor 2025 | 08:46

22-vjeçari, i cili u arrestua si bashkëpunëtor në krimin e rëndë, dha versionin e tij për atë që ndodhi në kampingun në Finikounda para dhe pas vrasjes së pronarit 68-vjeçari. Nga kjo ngjarje humbi jetën edhe një shqiptar i cili tentoi të largohej por u ekzekutua nga autori.

Sipas deklaratave i akuzuari pretendon se në vitin 2022 takoi nipin e viktimës në një dyqan ushqimesh në Athinë, ku ai punonte. Në verën e të njëjtit vit, ai i kërkoi atij ta strehonte në kampingun në Finikounda.

Gjatë qëndrimit të tij në kamping, atij iu afrua natën e tretë pronari dhe e abuzoi seksualisht. Ai filloi të bërtiste dhe më pas viktima nxori disa kartëmonedha nga xhepi i tij, i dha 400 euro.

“Merri këto që të mos flasësh. Kujt do t’i besojnë, ty që je 18 vjeç apo mua që kam qenë këtu për pesëdhjetë vjet?” ka thënë pronari i kampingut sipas të riut.

Të nesërmen, i riu u largua nga kampingu dhe u kthye në Athinë. Ai është shprehur se u përfshi me drogë për shkak të incidentit pasi nuk mundi ta kapërcente. 22-vjeçari më pas tha se është përpjekur të marrë para nga 68-vjeçari të cilat ishin të pasuksesshme dhe kulmuan ditën kur ndodhi krimi.

22-vjeçari kishte vendosur një revolver argjendi dhe një paruke bjonde. Më pas ata u zhvendosën drejt Finikoundës dhe kur mbërritën në kamping. I riu vuri paruken bjonde dhe hyri në kamping, ndërsa bashkëpunëtori i tij po e priste në motoçikletën kishin parkuar në hyrje të kampingut. Pas ngjarjes ata u larguan, pas disa metrash i riu ka ndaluar për të ndërruar rrobat dhe ka shkuar drejt Kalamatës e më pas në Athinë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një sagë familjare e mbushur me intriga dhe vrasje: Pse Kim Jong-un nuk flet kurrë për nënën e tij “japoneze”

Spektri i nënës e ndjek Kim Jong-un. Marshalli-President i Koresë së Veriut është paraqitur para popullit të tij si një baba shembullor, duke ekspozuar bashkëshorten...
22:36 | 29/06/2026

Ministri izraelit i Mbrojtjes: Trump lidhi konfliktet e Iranit dhe Libanit pavarësisht kundërshtimit tonë

Ministri i mbrojtjes i Izraelit tha të hënën se presidenti i SHBA-së, Donald Trump këmbënguli në lidhjen e luftërave në Liban dhe Iran gjatë bisedimeve...
22:28 | 29/06/2026

Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë

“Çminimi i Ngushticës së Hormuzit është një operacion që do të kryhet ekskluzivisht nga Irani, në përputhje me Memorandumin e Mirëkuptimit (MoU) midis Teheranit dhe...
22:20 | 29/06/2026