Ministri izraelit i Mbrojtjes: Trump lidhi konfliktet e Iranit dhe Libanit pavarësisht kundërshtimit tonë
Ministri i mbrojtjes i Izraelit tha të hënën se presidenti i SHBA-së, Donald Trump këmbënguli në lidhjen e luftërave në Liban dhe Iran gjatë bisedimeve për armëpushim, pavarësisht dëshirës së Izraelit për t’i trajtuar ato si konflikte të ndara.
Në një takim informues me gazetarët, ministri Israel Katz tha se i vinte keq që dy konfliktet ishin të lidhura teksa shtoi se kjo i shërbente interesit amerikan.
“Shtetet e Bashkuara ishin shumë të etura për të çuar përpara mundësinë e negociatave me Iranin dhe e shihnin situatën në Liban si një pengesë”, tha ai.
Katz tha se Izraeli nuk kishte asnjë ambicie territoriale në Liban, por se kishte marrë mbështetjen e SHBA-së për të qëndruar atje derisa Hezbollahu të çarmatoset në të gjithë vendin.
Libani ka komplikuar tashmë bisedimet e sapofilluara midis SHBA-së dhe Iranit. Teherani ka kërkuar një tërheqje të plotë të Izraelit nga Libani përpara se të nënshkruajë një marrëveshje përfundimtare me Uashingtonin, ndërsa Izraeli e ka bërë të qartë se nuk do të tërhiqet nga Libani jugor derisa Hezbollahu, përfaqësuesi iranian, të çarmatoset plotësisht.
Sipas një zyrtari izraelit, Katz tha gjithashtu se Izraeli kishte shkatërruar 100% të fshatrave ngjitur me pjesën perëndimore të kufirit Izrael-Liban dhe afërsisht 73% në pjesën tjetër. Ai tha se rreth 200,000 njerëz të zhvendosur nga Libani jugor nuk do të lejohen të kthehen në shtëpitë e tyre.
Katz përsëriti politikën e Izraelit se Izraeli do të sulmojë lagjen Dahiyeh të Bejrutit nëse Hezbollahu sulmon Izraelin verior. Ai tha gjithashtu se Izraeli ishte i përgatitur të rifillonte luftën me Iranin, qoftë nëse Trump arrin në përfundimin se negociatat kanë dështuar, qoftë nëse Irani sulmon Izraelin.
Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë
“Batmani” misterioz terrorizon hajdutët e motorëve në Meksikë, i lidh me shirit në shtyllat e rrugës (VIDEO+FOTO)
Giorgia Meloni: Nuk kam qenë e nënshtruar dje dhe as antiamerikane sot
- 22:20 Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë
- 22:11 Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00
- 22:08 “Batmani” misterioz terrorizon hajdutët e motorëve në Meksikë, i lidh me shirit në shtyllat e rrugës (VIDEO+FOTO)
- 22:00 Eurodeputetja iu bashkua fotos me Arlind Qorin, kreu i “Lëvizjes Bashkë” sqaron foton me grusht
- 21:58 Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës (VIDEO)
- 21:53 Giorgia Meloni: Nuk kam qenë e nënshtruar dje dhe as antiamerikane sot