Rritet në 76 numri i viktimave nga përmbytjet në Meksikë, 27 të zhdukur

20 Tetor 2025 | 20:21

Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut që goditën Meksikën qendrore dhe lindore gjatë dhjetë ditëve të fundit kanë vrarë 76 persona. Sipas raportimeve 27 persona rezultojnë ende të zhdukur. Moti i keq, me reshje të pazakonta të dendura shiu për disa ditë solli izolimin e 119 komuniteteve për shkak të shkatërrimit të rrugëve.

Presidentja meksikane, Claudia Sheinbaum në një konferencë për mediat u shpreh se ekipet e shpëtimit ende nuk e kanë përfunduar punën e tyre dhe po vijojnë kërkimet. Ajo shtoi se kësti i parë i ndihmës financiare emergjente, i cili do të arrijë në 466 milionë euro, është dhënë për afërsisht 100,000 familje.

Shumica e komuniteteve të izoluara, 65 gjithsej janë në shtetin Hidalgo, i cili kufizohet me kryeqytetin. Veracruz, në Gjirin e Meksikës është goditur gjithashtu rëndë. Shumë nga komunitetet e saj përshkohen nga lumenj që dalin nga shtrati brenda pak orësh kur fillojnë shirat. 12,700 ushtarë dhe marinsa janë vendosur në zonat e prekura.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026