FMN: Kursi i këmbimit duhet i lirë, luhatjet i vendos tregu
Fondi Monetar Ndërkombëtar këshillon Banken e Shqiperise te mos nderhyjë në kursin e kembimit valutor. Sipas institucionit financiar, zhvillimet ekonomike dhe tregu i lire janë ata qe përcaktojnë luhatjet mes monedheve.
Rënia e fortë e euros dhe monedhave të tjera në kursin e këmbimit, nuk duhet ta detyrojë Bankën Qendrore dhe Qeverinë për të marrë kundërmasa. Më këtë qasje, Fondi Monetar Ndërkombëtar kërkon që Shqipëria të mbajë të lirë kursin e këmbimit.
Në Washington, përfaqësues të FMN-së, i kanë kërkuar Guvernatorit dhe Ministrit të Financave, që të lejojnë zhvillimet ekonomike dhe lënë vetë tregun që të vendosë mbi ecurinë e kursit.
Për ta, kursi i lirë i këmbimit ka ndihmuar në ruajtjen e stabilitetit makroekonomik dhe në stabilitetit të çmimeve.
„Kursi duhet të lejohet të përshtatet e të jetë fleksibël ndaj zhvillimeve të tregut, ndërsa ndërhyrjet e bankës qendrore duhet të mbeten një mjet në funksion të përmbushjes së mandatit primar, atij të stabilitetit të çmimeve, dhe për të zbutur luhatjet që burojnë nga faktorë spekulativë“.
Guvernatori vuri në dukje se politikat makroekonomike të ndërmarra në vend kanë qenë të kujdesshme dhe të koordinuara ndërsa politika fiskale ka vijuar të jetë e konsoliduar, duke zvogëluar borxhin publik.
Ai shtoi se investimet dhe konsumi privat mbetën motorët kryesorë të rritjes, në veçanti sektori i shërbimeve dhe turizmi kontribuuan pozitivisht.
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta