Sekretari amerikan i Shtetit premton zgjidhje të barabartë mes Izraelit dhe Palestinës

26 Maj 2021 | 07:08

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken bëri me dije planet për të rihapur një zyrë të rëndësishme diplomatike për palestinezët dhe premtoi rreth 40 milionë dollarë ndihmë shtesë.

Premtimet u prezantuan gjatë turneut të  tij në Lindjen e Mesme, ku diplomati u takua me udhëheqësit izraelitë dhe palestinezë në një përpjekje për të mbështetur armëpushimin në Gaza.

Më herët në Jerusalem Blinken gjithashtu bëri të qartë se administrata e Biden dëshiron të ndjekë një qasje më të barabartë në rajon sesa ish-presidenti Donald Trump, i cili mbështeti më fuqishëm Izraelin

“Në fund të fundit, ekziston një mundësi e rinisjes së përpjekjeve për të arritur një zgjidhje me dy shtete, e cila ne vazhdojmë të besojmë se është mënyra e vetme për të siguruar me të vërtetë të ardhmen e Izraelit si një shtet hebre dhe demokratik, dhe natyrisht për t’i dhënë palestinezëve shtetin  për të cilin kanë të drejtë”, u shpreh Blinken.

Në fjalën e tij pas takimit  me Blinken, Kryeministri Benjamin Netanyahu nuk i përmendi palestinezët duke paralajmëruar një përgjigje “shumë të fuqishme” nëse Hamas minon armëpushimin.

“Nëse Hamasi prish qetësinë dhe sulmon Izraelin, përgjigjja jonë do të jetë shumë e fuqishme. Dhe ne kemi diskutuar mënyra sesi të punojmë së bashku për të parandaluar riarmatimin e Hamasit me armë dhe mjete agresioni”, u shpreh Benjamin Netanyahu, kryeministri i Izraelit.

Blinken është zyrtari më i lartë i SHBA që viziton rajonin që kur Presidenti Joe Biden mori detyrën. Blinken do të ndalet edhe në Egjipti dhe Jordaninë fqinje, të cilët kanë vepruar si ndërmjetës në konfliktin e fundit 11-ditor, i cili vrau më shumë se 250 njerëz, kryesisht palestinezë.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Hezbollahu sulmon trupat izraelite në Libanin jugor

Hezbollahu nisi sulme ndaj trupave izraelite që operojnë në Libanin jugor në ditën e parë të një armëpushimi të brishtë të ndërmjetësuar nga Shtetet e...
19:56 | 04/06/2026

Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit

Mbi 100 gra në Spanjë janë diagnostikuar me një formë të rrallë kanceri që është lidhur me implantet e gjirit. Autoritetet shëndetësore kanë konfirmuar 111...
19:28 | 04/06/2026

Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit

Deklaratat pro-Ukrainës të Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, tregojnë se ajo që Rusia e quajti “lufta e Bidenit” tani është shndërruar në “luftën...
19:10 | 04/06/2026