Evropa dhe Ukraina përgatisin propozime të reja për t’i dhënë fund luftës së Rusisë

22 Tetor 2025 | 09:27

Vendet evropiane po punojnë me Ukrainën për të paraqitur një propozim të ri për një armëpushim në luftën e Rusisë përgjatë vijës aktuale të luftimeve, thanë katër diplomatë evropianë.

Propozimi përfshin një pjesë të madhe të ideve që janë diskutuar edhe më parë, duke i nxitur Shtetet e Bashkuara të vazhdojnë të luajnë një rol qendror në vendosjen e paqes Rusi-Ukrainë.

Një diplomat i lartë evropian tha se propozimi përfshinte referenca për këshillin e paqes që do të kryesohej nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe do të mbikëqyrte zbatimin e planit të propozuar.

“Ky është një përpjekje e këshilltarëve të sigurisë kombëtare për të ruajtur mbështetjen e SHBA-së”, tha diplomati.

Të martën, udhëheqësit evropianë i kërkuan Uashingtonit të mbetet i palëkundur në kërkesën për një armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë, me vijën aktuale të betejës si bazë për negociatat e ardhshme.

Ndërkohë, qeveria ruse ka kërkuar prej kohësh që Ukraina të bjerë dakord të heqë dorë nga një pjesë e territorit para armëpushimit.

Rreth 35 aleatë ukrainas do të takohen të premten në Londër për të marrë pjesë në samitet midis vendeve që janë të gatshme t’i ofrojnë mbështetje afatgjatë Kievit.

Tre diplomatë të tjerë konfirmuan gjithashtu se po përgatisnin propozime se ideja e formimit të këshillit do të imitonte planin me 20 pika të SHBA-së në Gaza.

Pasi të dyja palët të binin dakord për një armëpushim, ato do të angazhoheshin në negociata territoriale, por nuk do të kishte njohje të territorit të pushtuar nga Rusia ashtu edhe nga Ukraina, tha diplomati i lartë.

“Kjo është një përpjekje që e bëmë edhe në maj dhe gusht. Rusia nuk ka treguar shenja të një ndryshimi në qëndrim”, tha një diplomat tjetër evropian.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026