Linjat ajrore shmangin hapësirën ajrore bjelloruse, asnjë reagim nga Lukashenko

26 Maj 2021 | 07:37

Vendosja e flamurit shtetëror bjellorus gjatë një eventi hokeji në Letoni mund të duket diçka e parëndësishme, por dëshmon për izolimin në rritje ndaj Minsk, pasi është një flamur i përdorur të protestat e opozitës.

Zemërimi për atë që BE e ka cilësuar një rrëmbim të sponsorizuar nga shteti të një avioni pasagjerësh për të arrestuar një gazetar të opozitës po sjell pasoja. Sanksionet e nxitura nga Brukseli, duke përfshirë një ndalim të fluturimeve  janë ndjekur nga hapa konkretë pasi linja të shumta ajrore tregtare po shmangin hapësirën ajrore të Bjellorusisë.

Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel prezantoi në Tëitter një hartë të trafikut ajror marrë nga ‘Flighttradar24’, ku tregohej se asnjë avion nuk kalonte në hapësirën ajrore bjelloruse. ‘Evropa në aksion’ shkroi Michel.

Sanksionet shtesë po ndërmerren aktualisht nga BE, një veprim  i mirëpritur nga liderja e opozitës Bjelloruse që ndodhet në ekzil.

“Kjo vëmendje nga shtetet demokratike, politika izoluese e Lukashenko dhe sanksionet, ngritja e vetëdijes për situatën duke organizuar konferenca të ndryshme për Bjellorusinë, me siguri do të çojë në mirëkuptimin se duhet të negociojmë për zgjedhje të reja”, thotë Svetlana Tikhanovskaya, liderja e opozitës bjelloruse.

Shqetësimet janë shtuar pas publikimit të një video të shkurtër të gazetarit të arrestuar, i cili mesa duket rrëfen për akuzat e ngritura ndaj tij nga autoritetet bjelloruse Një foto e marrë nga një video e të dashurës së tij të ndaluar, Sofia Sapega është publikuar  gjithashtu.

Lirimi i tyre është kërkuar gjerësisht nga faktori ndërkombëtar. NATO kërkon hetim emergjent për devijimin e avionit, Këshilli i Sigurimit i OKB pritet të zhvillojë një seancë urgjente.

“Ne duhet ta kemi një mesazh transatlantik dërguar diktatorit në Bjellorusi, Lukashenko. Unë jam i kënaqur që SHBA po punojnë së bashku me BE për këtë çështje. Është qëllimi kryesor për të arritur diplomacinë tonë, që do të ishte parë si një incident ndërkombëtar”, tha ministri i Jashtëm i Lituanisë, Gabrielius Landsbergis

Por Presidenti Bjellorus Aleksandër Lukashenko është mësuar të bëjë presion. Pas muajsh protestash mbi rizgjedhjen e tij, të cilësuar nga opozita si të manipuluar, ai menjëherë u përgjigj me masa shtypëse e brutale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit

Mbi 100 gra në Spanjë janë diagnostikuar me një formë të rrallë kanceri që është lidhur me implantet e gjirit. Autoritetet shëndetësore kanë konfirmuar 111...
19:28 | 04/06/2026

Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit

Deklaratat pro-Ukrainës të Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, tregojnë se ajo që Rusia e quajti “lufta e Bidenit” tani është shndërruar në “luftën...
19:10 | 04/06/2026

Të fshehur brenda kamionit cisternë, gjenden 30 emigrantë në Turqi! Një i arrestuar

Tridhjetë emigrantë u zbuluan nga policia turke në rezervuarin bosh të një kamioni cisternë në juglindje të vendit, pranë kufirit me Iranin. Një video e postuar në X nga policia...
18:24 | 04/06/2026