Rubio: SHBA e gatshme të zhvilloj takime me zyrtarët rusë për të zgjidhur konfliktin

23 Tetor 2025 | 09:58

Administrata e Uashingtonit është e gatshme të zhvillojë takime me zyrtarë rusë, me kusht që bisedime të tilla të kontribuojnë në zgjidhjen e konfliktit Ukrainë-Rusi, tha Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, ndërsa iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve përpara se të udhëtonte në Izrael.

Sipas Rubio, është zhvilluar një bisedë e mirë me Ministrin e Jashtëm rus, Sergey Lavrov, dhe se do ta ndjek këtë çështje.

“Ne gjithmonë do të jemi të interesuar të angazhohemi nëse ka një mundësi për të arritur paqen mes Rusisë dhe Ukrainës. Ne do të donim ende të takoheshim me rusët”, theksoi Rubio.

Duke komentuar sanksionet e fundit të SHBA-së mbi kompanitë më të mëdha të naftës ruse, Lukoil dhe Rosneft, sekretari i shtetit amerikan tha: “Mendoj se presidenti e ka thënë vazhdimisht për disa muaj se në një moment apo në një tjetër, ai do të duhej të bënte diçka nëse nuk bëheshin përparime në marrëveshjen e paqes. Sot ishte dita kur ai vendosi të bënte diçka”, shtoi Rubio.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026