Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë trupat e ushtarëve të rënë
Moska ka dorëzuar trupat e 1,000 ushtarëve ukrainas dhe ka marrë në këmbim 31 trupa të ushtarëve të saj të rënë, raportoi The Gurdian.
Riatdhesimi vjen pas disa operacioneve të kryera në ditët e fundit mes dy vendeve.
“Masat e riatdhesimit u zhvilluan sot. Një mijë trupa, të cilët sipas palës ruse i përkasin ushtarakëve ukrainas, u kthyen në Ukrainë ”, tha në mediat sociale agjencia ukrainase përgjegjëse për të burgosurit e luftës.
Operacioni i kthimit të trupave, u krye nga Shtabi Koordinues, Forcat e Armatosura, Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës, Ministria e Brendshme, zyra e Avokatit të Popullit dhe organe të tjera, me mbështetjen e Kryqit të Kuq.
Marrëveshjet për kthimin e ushtarëve të rënë dhe shkëmbimet e të burgosurve të luftës ishin një nga rezultatet e pakta të prekshme të bisedimeve të paqes ruso-ukrainase në 2 qershor, në Stamboll. Ukraina mori gjithsej 6,057 trupa të ushtarëve të saj të rënë si pjesë e shkëmbimit në fazën e parë.
Rusia, sipas ndihmësit dhe negociatorit të Kremlinit, Vladimir Medinsky, mori mbrapsht 78 ushtarë.
Sipas Ukrainës, Rusia është përpjekur vazhdimisht të dorëzojë trupat e ushtarëve të saj të vrarë, të cilët konsiderohen ukrainas, duke u përpjekur të fshehë shkallën e humbjeve të saj nga populli rus.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta